×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 51-vjeçari bën për spital gruan dhe djalin e tij të mitur

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 10:12

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa nuk ka kursyer as djalin e tyre të mitur.

    Por, falë ndërhyrjes në kohë të policisë, fatmirësisht ai është vënë në pranga dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale të ‘Dhunës në familje’.

    Njoftimi i policsë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!