Ndërsa para kryeministrisë në Tiranë po ngrihet podiumi për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Open Balkan” dhe sic pretendohet vjedhjes qeveritare me incineratorët, forca të shumta policie kanë nisur rrethimin e godinës së qeverisë.
Janë më shumë se 2 mijë forca policie të angazhuara për protestën, raportojnë mediat në Shqipëri.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA. Snajperistë të RENEA-s u panë duke zbarkuar nga furgonët e policisë.
Ndërkohë shtyllat e ndriçimit përgjatë bulevardit, shumë prej tyre të dekoruara me flamujt shqiptarë, serbë dhe maqedonas në kuadër të takimit për Ballkanin e Hapur që do të mbahet sot në Elbasan dhe nesër në Tiranë, janë lyer me graco për ti paraprirë ngjitjes së protestuesve në to.
Protestuesit do të marshojnë nga selia blu drejt kryeministrisë. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i tyre në oborrin e PD-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.