Në Paris është duke ndodhur një krizë e pengmarrjes.
Një burrë i armatosur me armë të ftohtë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare në Paris.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë franceze, që po tentojnë të shpëtojnë dy gratë që janë marrë peng.
E tërë zona ku po ndodh drama është mbyllur për qarkullim, e autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të Parisit që të mos e vizitojnë këtë pjesë të qytetit derisa policia të del me një njoftim të ri.
Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J. që i ka 56-vjet.
Ai ndër tjera ka kërkuar që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë.Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale të policisë së Parisit se është i qasshëm dhe i hapur për zgjidhjen e çfarëdo problemi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.