Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë protestën e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Balkan”.
I ftuar në “Real Story”, Basha tha se me Berishën ishin njerëz që e kanë urryer gjithë jetën ish-kryeministrin, por që sot i qëndrojnë pranë për shkka të interesave.
Sipas Bashës, Berishën e kanë mbështetur edhe demokratët e vërtetë, të cilët ai tha se synon t’i ketë pranë vetes.
Basha shtoi se ndjen keqardhje kur shikon që demokratët e vërtetë keqpërdoren nga Berisha, pasi Partia Demokratike i ka dhënë gjithçka atij.
“Të flasim për pjesën personale, kalojmë dhe nga politika….Okej, kalojmë nga politika. Aty kishte demokratë, përveç grupeve të interesit që e kanë urryer për vite me radhë Berishën dhe sot i janë ngjitur për çështje interesah. Kishte dhe demokratë, njerëz që i njoh mirë, kam punuar me ta dhe e di mirë që kanë dhënë gjithçka, kanë dhënë shpirtin dhe janë zhgënjyer, një pjesë e fajit është edhe i imi. Dhe unë këta demokratë dua t’i kem në krah, në një betejë të madhe. është keqardhje e madhe, kur shoh se ata keqpërdoren për çështje interesash. PD atij i ka dhënë gjithçka, gjithçka,”- tha Basha ndër të tjera.