×
  • Lajme
  • Lajme

    Cili është shteti që mund ta njohë sot pavarësinë e Kosovës?

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 7:36

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se sot Kosovën do ta vizitojë një delegacion i një shteti afrikan i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.

    Pacolli në T7 tha se uron që dikush nga krerët e lartë shtetëror t’i pret këta zyrtarë.
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës të dielën deklaroi se i kishte shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, rreth mundësisë së kësaj njohje.

    “Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet.Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”, u shpreh Pacolli.

    Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se nuk mund të japin asnjë detaj për njohjen që pritet t’i vjen Kosovës.

    MPJ, madje ka thënë se Pacolli po e rrezikon humbjen e kësaj njohjeje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!