Një aksion është duke u zhvilluar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës.
Aksioni i Njësisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, është duke zhvilluar kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.
Në aksionin e sotëm të Policisë janë bastisur disa lokacione.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë”, tha Jashari.
Ai konfirmoi se aksioni është duke vazhduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.