Fluksi i turistëve në dy javët e para të muajit qershor ka shënuar rritje të ndjeshme çka është reflektuar edhe në tregun valutor duke sjellë zhvlerësim të monedhës europiane euro ne këmbim me lekun.
Shqipëria tashmë po konsolidon pozitat si destinacion i turizmit gjithëvjetor, ku dominon turizmi bregdetar që mbetet mjaft i preferuar për t’u eksploruar nga turistë nga e gjithë bota.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milion të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës.Sipas aktorëve të tregut valutor, eurot nga turizmi janë një nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në raport me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.64 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele të ulëta që prej korrikut të 2008-s, duke shënuar kështu rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit.
Monedha Kryesore
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan
USD
108.61
+0.06
Euro
EUR
121.64
-0.19
Poundi Britanik
GBP
136.04
-0.57
Franga Zvicerane
CHF
108.63
-0.04
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.