Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.
Berisha udhëhoqi grupin që është futur brenda ambienteve të selisë. Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.
Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.