Filmi i metrazhit të gjatë “Zgjoi”, kandidati i Kosovës për Oscar, është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmim Oscar të këtij viti, që shënon edhe herën e parë për një film kosovar që mbërrin në këtë fazë.
Për këtë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.
“Sukses i jashtëzakonshëm! ‘Zgjoi’, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore për ndarjen e çmimeve Oscar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.