×
  • Sport
  • Sport

    Zjarri kaplon zhveshtoret e skuadrës kosovare, publikohen pamjet

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 23:10

    Kryetari i skuadrës kosovare, “Kf Rilindja”, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se sot zyret e klubit dhe zhveshtoret janë kthyer nga zjarri.

    Ai njoftoi se dëmet materiale janë të mëdha dhe dyshon se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike.

    Gashi bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

    “Sonte rreth orës 18:30 min, zhveshtoret dhe zyret e klubit u kapluan nga zjarri, fatmirësisht nuk kemi pasoja në njerëz, dëmet materiale janë të konsiderushme, faktor i zjarrit ishte energjia elektrike falënderojmë Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësat të cilët na dolën në ndihmë!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!