Mbrëmë kompanisë që është në pronësi të deputetit, Ramiz Kelmendi, iu grabitën 25 mijë euro.
Raporteri.net e ka kontaktuar deputetin e LDK-së, por ai nuk ka thënë më shumë se dy llafe.
Kelmendi ka thënë që për detaje dhe si ka ndodhur ngjarja duhet të kontaktohet më shefin e sigurimit, Naim Zekën.
‘Flisni me Naim Zekën, është shefi i sigurmit të ELKOS-it edhe ai e din rastin nga A-ja deri tek ZH-ja’, ka thënë Kelmendi për Reporterin.
Redaksia ka provuar të flas më shefin e sigurimit të kompanisë ELKOS, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Sidoqoftë, për këtë rast ka dhënë detaje Policia e Kosovës, por duke mos bërë të ditur nëse kanë rënë në gjurmë të të dyshuarve.
“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndryshe, grabitja e raportuar mbrëmë në një prej pikave të marketit që është në pronësi të deputetit të LDK-së, ndodhi në parkingun e kësaj kompanie.