×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varianti Omicron mbërrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 10:22

    Varianti i COVID-19 Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli në mbledhjen e sotme.

    Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

    “Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Si jeni në dijeni situata paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit. Indikatorët”, tha Rakacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!