Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në zonën e Kodër Kamzës dhe sipas policisë viktimë ka mbetur Çam Karriqi, 30 vjeç, nga Dibra, banor në zonën e Bathores.
Mësohet se Karriqi ka qenë i ulur në një lokal pranë vendit të ngjarjes me një vajzë.Vrasja dyshohet të kenë ndodhur pak momente pasi kanë dalë dhe viktima është futur në makinë, ku është qëlluar me 4 plumba.
Autorët e kanë pritur me makinën parkuar në një rrugicë dhe në momentin që 30-vjeçari ka hipur në makinë në nisje e sipër e kanë qëlluar. Trupi i pajetë i të riut është konstatuar brenda në makinën ndezur nga qytetarë të rastësishëm.
Në automjetin e 30-vjeçarit është gjetur një armë zjarri mësohet nga burime pranë policisë.
Nga dyshimet e policisë, ai njihej si person pranë një grupi kriminal që vepron në Tiranë. Nisur nga mënyra e ekzekutimi dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirë organizuar. Pak minuta pas ngjarjes një automjet, që dyshohet se është i autorëve, është gjetur i djegur pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Mënyra e ekzekutimit dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirëorganizuar. Karriqi, sipas policisë ishte mik i dy personave të vrarë në zonën e Astirit pak muaj më parë, Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit.