×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 35-vjeçari

    Reporteri
    25 Dhjetor 2021 | 15:16
    Fotografi ilustruese

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka rënë nga lartësia.

    Policia njofton se ka mbetur viktimë i riu R. H., teksa aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar.

    Njoftimi:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!