Kanë kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të vendit tonë. Ekspertiza për shkaqet e aksidentit ende nuk ka dalë, ndërsa sipas paralajmërimeve të autoriteteve bullgare, raporti pritej të dilte sot më 25 dhjetor.
Në ndërkohë, në autostradën ku ndodhi aksidenti, janë bërë disa riparime. Siç bën me dije korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në vendin e ngjarjes tashmë janë zëvendësuar mbrojtëset e vjetra rrugore me të reja, shenjat rrugore janë riparuar, kurse shpëjtësia e lejuar maksimale mbetet 120 km në orë.
Gardhi mbrojtës midis mbylljes së korsisë së pushimit dhe korsisë aktive, në pjesën ku ka dalë dhe ka marrë flakë autobusi i Besa Transit, është zëvendësuar tërësisht me një të ri dhe më të lartë.
Po ashtu, një kurorë lulesh në kujtim të viktimave është vendosur në tabelën “32 km”.
Pas aksidentit më 23 nëntor, komunikacioni në korsinë për Dupnicë dhe Kullë ishte mbullur për trafik, për shkak të veprimeve hetuese dhe për të bërë ekspertizë.
Agjencia për ndihmë rrugore në Bullgari, pas aksidentit ka kryer një anketë për atë pjesë të rrugës për të përcaktuar nëse shenjat, gardhi mbrojtës dhe shenjat horizontale në atë vend të aksidentit, janë në korrniza të normave ligjore.
Në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën “Struma” në më 23 nëntor të këtij viti ndërruan jetë 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata po ktheheshin nga udhëtimi turistik në Turqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.