×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura në lëvizje në Pejë goditet me breshëri plumbash, dy persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 8:59
    Foto ilustruese

    Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

    Më saktësisht në fshatin Raushiq në Pejë një veturë e cila ishte në lëvizje me dy persona brenda është goditur me breshëri plumbash.

    Si pasojë e kësaj, njëri nga dy personat që ishte në veturë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri në QKUK.

    Njoftimi i policisë:

    VRASJE NË TENTATIVË

    Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar.

    Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë.

    Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!