Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e ka quajtur të padrejtë orarin e ndeshjeve në Premierligë, duke thënë se skuadra e tij është në vështirësi pasi iu lënduan më shumë lojtarë në ndeshjen e fundit.
Chelsea e mundi 3:1 Aston Villën të dielën, në një ndeshje ku Romelu Lukaku shkëlqeu me një gol dhe një penallti të fituar në ndeshjen e tij të parë pas mungesës shkaku i koronavirusit.
Premierliga ia kishte hedhur poshtë një kërkesë Chelseat për shtyrjen e ndeshjes kundër Wolves më 19 dhjetor, e cila mbaroi pa fitues 0:0.
Duke folur pas ndeshjes me Villën të dielën, Tuchel tha: “Është si është – por kjo nuk mënyra e duhur”.
Derisa 15 ndeshje janë shtyrë deri tani në dhjetor, Chelsea e zhvilloi ndeshjen e tetë në të gjitha garat këtë muaj dhe do ta ketë një takim tjetër kundër Brightonit të mërkurën në Stamford Bridge.
Callum Hudson-Odoi dhe Lukaku munguan gjatë këtij muaji shkaku i Covid-19, derisa sulmuesit Kai Havertz dhe Timo Werner mungojnë ende, ndërsa mbrojtësi Thiago Silva dhe mesfushori N’Golo Kante u lënduan në Villa Park.
“Nuk është e drejtë”, këmbënguli Tuchel.
“Ata na detyrojnë të luajmë tërë kohë, edhe nëse kemi Covid. Tani kemi lojtarë të tjerë të lënduar dhe (lëndimet) nuk kanë për t’u ndalur. Jemi në vështirësi, po u bëjmë trysni lojtarëve”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.