×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër sukses për FSK-në: I shtohen edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 11:21

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK-së i janë shtuar edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.

    Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

    Postimi i tij:

    Edhe një sukses i radhës.

    Forcave tona çdo ditë po ju shtohen kuadrot e specializuara.

    Këtë radhë efektivave të FSK-së iu shtuan edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.

    Mirënjohje e lartë për mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve tona!
    Shumë urime nënoficerëve Jeton Shabani e Bujar Neziri!

    Suksese në detyrat sfiduese e karrierë në të ardhmen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!