×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i sjell automjete të reja ushtarake në Kosovë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 14:30

    KFOR ka njoftuar se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria.

    “Gatishmëria e #KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e lartë të gatishmërisë që e përmbushin.” thuhet në një postim në Twitter të KFOR-it.

    Të hënën e javës së kaluar ishte bërë e ditur se Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!