×
  • Lajme
  • Rajon

    Bosnja regjistron rastet e para me Omicron

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 19:17

    Bosnje e Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ata shtuan se numri i infektimeve me këtë variant, që është më ngjitës, mund të jetë më i lartë.

    Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u detektuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

    “Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për agjencinë Reuters.

    Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

    Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30 për qind e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Megjithatë, sipas Çerkezit, ky numër mund të jetë më i lartë, pasi sipas tij, në statistika nuk është marrë parasysh largimi i madh i qytetarëve nga Bosnja gjatë viteve të fundit. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!