×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli falënderon Shqipërinë për ndihmën me rrymë: Është afër nesh edhe në këto ditë festive

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 19:31

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar për ndihmën që Shqipëria do t’ia ofrojë Kosovës rreth energjisë elektrike.

    Rizvanolli nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit.

    “Dy ditët e ndërrimit të viteve kanë simbolikë të veçantë, se përfaqësojnë fillim të ri e është koha që ndajmë me më të afërmit. Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!