Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka shpërthyer në kritika ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur ministrin Murati “rrenc”, pasi sipas tij, ky i fundit u ka premtuar se do ta lë TVSH-në në 8% deri sa të egzistojë pandemia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kllokoqi ka shtuar se se është zhgënjyer nga Murati.
“More RRENC, në tavolinë më ke premtu mu e atyre që ishin me mua që Tvsh-në ki me vazhdu në 8% sa të egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni. Është hera e parë që një politikan me rren në sy , më falni për shprehjen RRENC po përnime jom ZHGENJY”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.