×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona s’ndalet në transferimin e talentëve, arrin marrëveshje me yllin e Frankfurtit

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 20:16

    Barcelona vazhdon të transferojë lojtarë të rinj në moshë, që të këtë një të ardhme të ndritshme në ditët në vijim.

    Pavarësisht që skuadra katalunase ka lojtarë të shumtë në moshë të re, Barcelona është duke punuar që në afatin dimëror të kompletojë transferimin e yllit të Eintracht Frankfurt, Fabio Blanco.

    Marrëveshja sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano është arritur, me lojtarin që do nënshkruajë deri në vitin 2024.

    Ai shton se do bëhet zyrtare gjatë afatit dimëror dhe jo në verën e ardhshme.

    Ndërkohë, Barcelona para disa ditëve edhe bëri zyrtare transferimin e Ferran Torres nga Man City për një vlerë prej 65 milionë eurove (përfshirë bonuset).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!