×
  • Lajme
  • Lajme

    Para marketit të tij, dy grabitës vranë me armë zjarri 68-vjeçarin në Mitrovicë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 21:07

    Ky është lokali në të cilin pas orës 22:00 mbrëmjen e së martës, dy persona të maskuar kishin tentuar të grabisnin nën kërcënimin e armës pronarin e dyqanit A.M.

    Por pas ballafaqimit me 68-vjecarin nga Mitrovica njëri prej tyre kishte shtënë në drejtim të tij, ku pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës.

    Fqinji i viktimës thotë se A.M ka qenë pjesë e këtij lokali tash e shumë vjet.

    “Pronari këtu ka qenë qe shtatë-tetë vite, ka qenë njeri shumë i mirë u kanë tu punu në punë të vet
    edhe e kanë sulmuar edhe kanë pasur qëllim për me grabit”, thotë Florim Veseli.

    Ndërsa njëri nga konsumatorët e rregullt të këtij marketi, erdhi së bashku me vajzën për t’ia lënë një
    lule në derë.

    “Ka qenë shumë njeri i mirë, shumë i qetë, punëtorë e kemi pas kojshi, unë furnizohem këtu për konsum ditorë, ka qenë tronditës lajmi që ka ndodhë”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!