Zv. Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se Pal Lekaj ka drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës edhe ku ministra zyrtarisht ishin Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.
Durmishi në ATV ka bërë të qartë se Lekaj me dy njerëzit e tij kanë qenë ‘shefa’ në ministri.
“Pal Lekaj ka qenë ministër real edhe kur janë ndryshuar ministrat pas tij. Ai ka udhëheq me ministrinë gjatë kohës kur ministra kanë qenë Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi”, tha Durmishi.
“Lumir Abdixhiku është marrë vetëm me punët e mjedisit dhe një kontratë të Bechtel-it që është anuluar dhe me tjetër send nuk është marrë. Njerëzit e Pal Lekaj ia kanë udhëhequr Ministrinë. Betim Recica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn çfarë kanë dashtë kanë bërë edhe kur ka qenë Lumiri edhe kur ka qenë Arbani”, tha ndër të tjerash zv. ministri i Infrastrukturës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.