×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarë të PDK-së vizitojnë familjen e Thaçit dhe Veselit

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 22:20

    Disa zyrtarë të PDK-së, sot kanë vizituar familjen e Hashim Thaçit në Burojë dhe atë të Kadri Veselit në Mitrovicë.

    Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se bashkë me Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kanë vizituar familjen Thaçi e Veseli, duke theksuar se viti që po lëm pas ishte i rëndë për familjet e tyre.

    “Së bashku, me miqtë e mi, Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kemi shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, te familja e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, për të theksuar se mungesa e liderëve tanë, bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe të gjithë neve”, ka shkruar Lladrovci.

    Sipas tij, Gjykata Speciale në Hagë po i mban padretësisht ish-liderët e UÇK-së.

    “Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut, shtetformimit e shtetndërtimit. Drejtësia vonon por fiton!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!