Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos ndezin mjetet piroteknike.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, IKSHPK ka përmendur statistikat vjetore ku, sipas tyre, minimumi 100 persona mbesin të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike.
“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!”, thuhet në postimin e tyre.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ju lutemi!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.