×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i Grupit të Kumanovës pëson atak kardiak, i vendosen stenda

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 19:01

    Muhamet Krasniqi, ndryshe i njohur si komandant Malisheva, sot ka ka pasur një sulm kardiak në burg, por fatmirësisht tani është mirë me shëndet.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Dardan Krasniqi. Ai tha se komandant Malishevës iu kanë vendosur stendat në spitalin e Shkupit.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar!

    Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, përsonelit të burgut, përsonelit mjekësor të Spitalit të Shkupt – përmes ndërhyrjës së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në intenzivë ku i janë vendosur stendat!

    Më këtë rast në emër të familjlës tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup!

    Falemderit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!