×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pacienti që rënkon nga dhimbjet dhunohet në spital, stafi e tallin dhe e filmojnë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 14:45

    Një pacient është dhunuar brenda ambienteve të urgjencës të Spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës.

    Në pamje duket që një person tenton të nxjerrë jashtë pacientin i cili gjendet në barrelë sepse ai po rënkonte nga dhimbjet.

    Pacienti është dhunuar nga një person i cili nuk dihet nëse është punonjës i spitalit.

    Ngjarja rëndohet më tej edhe nga fakti se aty ndodhen persona të tjerë të veshur me uniformën e Kryqit të Kuq Shqiptar, por askush nuk e ndalon dhunën, madje qeshin dhe filmojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!