Nga fillimi i këtij viti e deri më tash, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka arritur të paguajë një shumë rekorde të dëmeve të shkaktuara nga automjetet më targa të huaja, si dhe automjetet pasiguruara.
Sipas BKS-së, kjo shifër ka arritur në mbi 10 milionë euro.
Nga BKS-ja kanë thënë se pavarësisht sfidave në të cilat ka kaluar sivjet Byroja, si pasojë e pandemisë COVID-19, viti 2021 po mbyllet me performancë të mirë, si në trajtim të dëmeve, në shitje të policave kufitare, ashtu edhe implementim të rekomandimeve të dhëna në fillim të vitit nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Pagesa e dëmeve ka qenë prioritet i imi që nga ardhja në krye të BKS-së, ku në këtë drejtim ne kemi arritur të trajtojmë një numër rekord të dëmeve si në numër, ashtu edhe në vlerë. Ritëm i njejtë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2022”, ka thënë drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.
Mazreku për sukseset e arritura ka falënderuar edhe Bankën Qendrore të Kosovës si dhe drejtoret e kompanive të cilët në vazhdimësi, tha ai, kanë treguar gatishmëri për derdhur mjete në Fondin e Kompensimit.