×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur i kam bo 4 vjet kam ‘diplomuar’ me rujt lopën vetë”, ministri Latifi flet për fëmijërinë e tij

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 18:44

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka rrëfyer për fëmijërinë e tij.

    Latifi ka treguar për përballjen me sëmundje gjatë fëmijërisë si dhe për dëshirën që ka pasur të bëhet mjek.

    “Kur kam qenë 7-vjeçar, kom qenë disa herë në spital, për shkak të kalljes së mushkërive. Një herë kam qenë shumë smut. Kam qenë në spitalin e Skenderajt, ka qenë një spital i ftoftë.. Aty mendoja a do bëhem një ditë si infermierët aty”, tha ai, tha ai për RTV 21, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai gjithashtu ka treguar se si fëmijë ka ruajtur lopë në fshat.

    “Kur i kam bo 4 vjet, kam ‘diplomuar’ me shku me rujt lopën vetë. Ka qenë shumë e rëndësishme, se unë diplomova, me marr bukën me veti e me shku me rujt një lopë që e kena pas”, tha ai.

    Rifat Latifi në muajin nëntor u emërua ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Ai u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi në institucione prestigjioze shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!