×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha i Gllogjanit thirrje bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 19:41

    Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi.

    E sot në ndërrimin e motmoteve, hoxha i këtij fshati Besim Halilaj, ka kërkuar nga bashkëfshatarët që të mos hedhin fishekzjarre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëfshatarët e Gllogjanit që të mos e shfaqin buzëqeshjen e as gëzimin për t’u solidarizuar me familjet e të prekurve.

    “Për Gllogjanin viti 2021 mbetet si një ndër vitet më të errëta që e ka kapluar fshatin tonë, për shkak edhe të tragjedisë që rezultoi me humbjen e dy fëmijëve tanë, Gentën dhe Ledionin. Ju shprehim edhe kërkesën tonë si dhe lutjen prej dhimbjes që e shpon shpirtin që nesër me rastin e ndërrimit të motmoteve të mos hedhni fishekzjarre dhe të mos e shfaqni buzëqeshjen dhe gëzimin ngase e kemi obligim moral, fetar e shqiptar që të solidarizohemi me familjet e të prekurve!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Dy nxënës dhe shoferi kanë mbetur të vrarë para disa javësh në Gllogjan, pas një sulmi në drejtim të autobusit.

    Autobusi që udhëtonte në linjën Gjakovë-Gllogjan, barte dhjetra nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre mbetën të vdekur nga ky sulm makabër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!