×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I dehur hidhet nga ballkoni 30-vjeçari në Shqipëri, përfundon në spital

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 22:11

    Një 30-vjeçar ka përfunduar në spital pasi u hodh nga ballkoni i katit të dytë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50 në Kamëz në Shqipëri, kur edhe i riu, i identifikuar me inicalet E.L., u hodh nga banesa e tij.

    Policia në njofimin zytar ka bërë me dije se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por megjithatë hetimet po vijojnë.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!