Në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lind foshnja e parë për vitin 2022.
Foshnja e parë për vitin 2022 është e gjinisë mashkullore.
Nëna është nga Prishtina dhe ky është fëmija i parë i saj.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për Kosovapress, drejtori i Klinikës, Jakup Ismaili.
“Porsa përfundojë lindja e parë e vitit 2022, pacientja është Hajrije Shabani, e lindur më 1980. Lindja e parë u krye me prerje scezariane, lindi fëmijë të gjinisë mashkullore. Gjendja e bebës dhe nënës është mirë. Nëna e bebës është nga Prishtina. Në vitin që po lëmë pas kemi pasur 8 mijë 844 lindje. Ka qenë një vit i rëndë duke pasur parasysh pandeminë, e cila atakojë edhe komunitetin e shtatzënave, falë angazhimit të të gjithë stafit shëndetësor ia arritëm ta kalojmë edhe këtë sfidë… Apeli im është që të vaksinohen të gjitha shtatzënat, është e vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë pandemi. Aktualisht qe tre muaj nuk e kemi asnjë shtatzënë të hospitalizuar me Covid-19”, theksoi Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.