×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi telefonon babain e tij nga Haga, ai zbulon bisedën

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 10:54

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kontaktuar nga Haga babanë e tij për t’ia uruar Vitin e Ri.

    Këtë e bëri të ditur dje vet babai i tij, Haxhi Thaçi.

    Ai thotë se është mërzitur për të birin, por që duhet ta mbajë këtë emocion pasi që ai luftoi për lirinë e vendit.

    “Na ka marrë malli boll, po çka me ba, sot kom folë me to, ia urova Vitin e Ri e na uroi”.

    “U kanë ku u kanë, u ardhë. Na jem familje e madhe, u bojshum qitu krejt. Tash qe. Na ka marrë malli boll qe 1 vit e kusur”, shprehet prindi i ish-presidentit për RTK.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!