×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i keq për mërgimtarët: Nga sot nis aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 12:32

    Byroja Kosovare e Sigurimit, ka bërë të ditur se nga sot, 01.01.2022, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, për të drejtuesit e mjeteve që hyjnë në Kosovë.

    Sipas BKS-së, kjo bëhet për shkak të mbulimit të përgjegjësisë së drejtuesve në rast të shkaktimit të ndonjë dëmi ndaj palëve të treta.

    Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

    “Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftimin e BKS-së.

    Kujtojmë se deri më 31 dhjetor 2021, Qeveria e Kosovës pati marr përsipër mbulimin e policave për automjetet, për motoçikleta dhe pasagjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!