×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e parë e vitit 2022 i gjen vlonjatët në det

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 13:37

    Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri, ndonëse temperaturat janë të ulëta.

    Ata kanë thënë se e kanë këtë ritual prej gjashtë vjetësh.

    “Kemi një ritual prej gjashtë vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por nëse laheshmësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata për Top Channel.

    Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!