×
  • Sport
  • Sport

    City e nis mbarë 2022-tën, e fiton derbin ndaj Arsenalit

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 15:32

    Arsenali shtë mposhtur 1-2 nga Manchester Cityn në ‘Emirates’.

    Topcinjtë bën lojë fantastike por nuk e ndalen liderin e Premierligës, Manchester Cityn, në ndeshjen e parë për vitin 2022.

    Sfida e zhvilluar në Emirates dhuroi shumëcka, tre gola e një karton të kuq, për vendasit, që me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e dytë, nuk arritën të mbrojnë rezultatin dhe ta mbyllin takimin me barazim.

    Në minutën e 31-të, vendasit krijuan një aksion fantastik të cilin e konkretizoi me gol sulmuesi, Saka, duke realizuar për 1-0.

    Në minutën e 57-të, Mahrez barazoi duke shënuar nga pika e bardhë, penallti e shkaktuar nga Granit Xhaka.

    Sikur nuk i mjaftoi kjo Arsenalit, tre minuta më pas Gabriel u përjashtua me të kuq dhe Arsenali mbeti me 10 lojtarë, pdhe deri në fund, City e shfrytëzoi këtë.

    Në minutën e 93-të të kohës shtesë, Dias shënoi për 2-1 për tía dhuruar tri pikë dramatike Cityt.

    Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, derisa City në të parën tani me 53 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!