Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët në një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 02:00, kanë lënduar tre persona me thikë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas tretmanit mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë (thikë)”.
Më tej thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.