×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjike, i riu shqiptar i jep fund jetës në burg natën e Vitit të Ri

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 19:39

    Fund tragjik për një të ri shqiptar në burg në Itali. 29-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në burgun e Salernos.

    Shqiptari ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe vuajtjen në burg e përfundonte në vitin 2023.

    Autoritetet e burgut thonë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa e gjetën trupin e pajetë të shqiptarit teksa ata ishin duke zhvilluar një kontroll nëpër dhomat.

    I riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital, por përpjekjet për ta kthyer në jetë ishin të pashpresa.

    I dënuari ishte i vetëm në qeli në momentin kur ka kryer aktin e vetëvrasjes. Kjo e ka lehtësuar atë për të ndërmarrë veprimin.

    Mediat italiane raportojnë se vetëvrasjet e njëpasnjëshme në burg tregon sesi problemet sociale dhe njerëzore vazhdojnë, në burgje, përtej rënies së numrit të frekuentimit”. Pendimi, braktisja, por edhe depresioni mbeten disa nga shkaqet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!