Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar të infektuar me COVID 179 qytetarë nga 1.150 testime, ndërsa kanë humbur jetën edhe dy pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 79, pasuar nga Dimal, Lushnje me nga 10, Kruja 7, Durrësi 6 etj.
Janë 6383 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetar nga Dibra 60-vjeç dhe një nga Kolonja 66-vjeç.
Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201.282.
Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 210.885 raste pozitive, prej tyre 201.282 janë shëruar, 6.383 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.220 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.