Afati kalimtar dimëror është hapur, ndërsa Newcastle United do nis me përforcime me synimin që të shpëtojnë nga rënia prej Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe pritet që në janar ta përforcojë skuadrën me shërbimet e mbrojtësit anglez, Kieran Trippier, që vie nga Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht që fitoi titullin edicionin e kaluar dhe është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Diego Simeone, Trippier vazhdon të jetë i ‘tërhequr’ nga dëshira për të luajtur në Premierligë.
Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se çdo gjë është kompletuar dhe që Trippier në janar i bashkohet Newcastle Unitedit.
Një gjë të tillë, e konfirmoi edhe lojtari me anë të gjestëve të bëra në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, ku u largua i fundit nga fusha dhe duartrokiti tifozët.
Ndërkohë, në ditët në vijim, Trippier pritet të udhëtojë për në Angli, për të kryer testet mjekësore pastaj edhe do nënshkruajë kontratën afatgjatë me Newcastle.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.