Një rrahje ka ndodhur të dielën mes dy personave në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Sipas policisë rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve, transmeton Reporteri.net.
Policia më pas ka arrestuar dy femra të cilat kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.