Festa e vitit të ri nga hoxhallarë të shumtë është cilësuar si haram dhe e papranueshme për myslimanët.
Por, një mendim të tillë nuk e ka kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari.
Jashari ka deklaruar se nuk ka asnjë shkrim në Kuran (librin e shenjtë të myslimanëve) që e ndalon festë ne vitit të ri.
Sipas kryeimamit e ndalur është pirja e alkoolit, por jo edhe tubimi e qëndrimi deri në mëngjes me familjarë e të afërm.
Ai vetë ka pohuar se rrinë deri në mëngjes në natën e ndërrimit të viteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.