Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.
Së fundi në disa Degë të LDK-së ka pasur përçarje e cila është shndërruar edhe në dhunë fizike.
Me këto rrahje përveç zyrtarëve të PDK-së e AAK-së tashmë po ironizojnë vet anëtarë të LDK-së. Këtë e ka bërë hiç më pak kryetari i Degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri bashkë me bashkëpunëtorët e tij, shkruan Reporteri.net.
E në një foto që ka siguruar Reporteri.net , shihen kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Nënkryetari Shkumbin Gashi, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Engelbert Zefaj, ilustrojnë një “rrahje” me karrige, për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë parti.
Kujtojmë se të dielën ka ndodhur një përleshje me karrige në nëndegën e LDK-së në Mati Prishtinë, në të cilën ka pasur edhe persona të arrestuar.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa por dhe deputetë tjerë të kësaj partie po akuzojnë njerëz të partive tjera për rrahjet që po ndodhin në “shtëpinë” e tyre. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.