Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Rama para mediave nuk dha detaje se si janë ndarë postet me PDK-në, me të cilën do të jenë në koalicion, megjithatë tha se kanë ngjashmëri në program qeverisës.
“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”., ka thënë ai.
Mirëpo, Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se PDK-ja do të ketë nënkryetarin, katër drejtori dhe pesë ndërmarrje publike.
Nënkryetar i parë i Prishtinës, pritet të emërohet Blerand Stavileci i PDK-së, ndërkaq Alban Zogaj do të mbetet nënkryetar i dytë.
Kuvendi i Prishtinës pas dy raundesh, në raundin e tretë ka zgjedhur Fehmi Kupinën për kryesues.
Seanca pritet të vazhdojë. /Reporteri.net