×
  • Sport
  • Sport

    “I bllokuar” në Australi, Gjokoviq po mbahet në hotelin për migrantë, ushqehet me bukë bajate dhe me krimba

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 13:17

    Teniseri serb, Novak Gjokoviq aktualisht ndodhet në Melburn, të Australisë.

    Kampioni serb u raportua se nuk do të mund të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Australi, të nëntin e karrierës, shkruan Reproteri.net.

    Por, shpresat e Gjokoviq për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open nuk janë shuar tërësisht, pasi apeli i tij kundër dëbimit nga Australia u shty për të hënën.

    Deri në marrjen e vendimit, Gjokoviq është akomoduar në hotelin “Royal Park”, i cili përndryshe është i destinuar për emigrantët.

    Një numër i madh njerëzish janë mbledhur për të protestuar para këtij hoteli.

    Një gazetare australiane ka publikuar edhe foto nga akomodimi në këtë hotel, ku standardet janë larg hoteleve ku Gjokoviq është mësuar të qëndrojë.

    Ushqimi në këtë hotel duket të jetë bajat dhe me krimba.

    Së shpejti pritet vendimi për Gjokoviqin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!