×
  • Sport
  • Sport

    Gjokoviq lajmërohet nga hoteli

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 15:12

    Novak Djokovic vazhdon të jetë i izoluar në një hotel të Melburnit.

    Djokovic, i cili mbërriti në Melburn të mërkurën mbrëma, u ndalua pasi nuk ishte vaksinuar dhe si pasojë e kësaj, ai s’mund të marrë pjesë në Australian Open.

    Tenisti ka reaguar tani në rrjetet sociale duke ua uruar Krishtlindjet Ortodokse, teksa ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen këto ditë.

    “Faleminderit të gjithë tifozëve nëpër botë që më mbështesin. E vlerësoj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

    Australia i ka reaguar Djokovicit dhe familjes së tij, që thonë se djali i tyre po mbahet rob.

    “Ai mund të kthehet në çdo kohë në vendin e tij të origjinës”, tha sot Ministrja e brendshme e Australisë, Karen Andrews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!