×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sot protestë para selisë së PD-së

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 7:46

    Oborri i selisë blu do shndërrohet sot ne arenën e një përballjeje të paprecedente mes demokratëve.

    Sali Berisha, i cili do tentoje te rimarre kontrollin e godinës u rikthye ne PD për të dhënë detaje për protestën qe i dihet vetëm fillimi.

    “Protesta jonë paqësore, arma jonë më e fuqishme vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyre paqësore. Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen, ndaj bunkerit përdorën metoda paqësore s’do e gjuajë kush me mjete luftarake”, tha Berisha.

    Kur protesta të nisë në orën 12:00, Lulzim Basha do të jetë brenda godinës me mbështetësit e tij. Lidershipi demokrat ka marrë masa për çdo skenar.

    “Janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet, detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve, e vetmja derë e veshur me hekur është dera ku ndodhen panelet elektrike të godinës qendrore të Partisë Demokratike“, tha Bardhi.

    Deklaratat e bëra pak orë para protestës, paralajmërojnë zhvillime të paparashikueshme në shtëpinë e demokratëve.

    “Ne nuk hyjmë në ndërtesë për të dhunuar asnjeri , veçse paralajmërojnë mercenarët të dalin është mirë të dalin nga ndërtesa”, theksoi Berisha.

    “Paralajmëroi akte dhune. Flet për vrasës dhe vrasësit shoqërojnë Sali Berishën, Petrit Mustafa një i dënuar për vrasje shoqëron Berishën, Fatjon Dautaj person në kërkim në Britani”, tha Bardhi.

    Media nuk lejohet të futet brenda selisë blu ndaj zyra e shtypit u kujdes të shpërndante mesazhin e Lulzim Bashës për demokratët. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!