Në vendin tonë janë bërë alarmante rastet e dhunës në familje, konkretisht ato kur burrat po ushtrojnë dhunë fizike ndaj grave të tyre, apo po i kërcënojnë ato në forma të ndryshme.
Por ka raste kur edhe gratë po i rrahin burrat.
Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, shkruan Reporteri.net.
Policia ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut mbrëmë rreth orës 20:40, viktima mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare.
“E dyshuara kishte tentuar ta godiste viktimën me një mjet të mbrehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.